Shehi do të mbajë ritmin, programohet një miqësore për nesër

Skënderbeu është i njëjtë me atë të viteve të shkuara, pavarësisht ndryshimeve të shumta që ka bërë si në stol ashtu dhe në organikë. Trajneri Orges Shehi po bën mirë dhe pretendimet janë madhore dhe në këtë edicion të ri.

Edhe pse është një periudhë pushimi sa i përket ndeshjeve të Superiore, numri një i stolit ka kërkuar që klubi të organizojë një miqësore, në mënyrë që skuadra të mbajë ritmin. Menjëherë drejtuesit kanë planifikuar një sfidë miqësore, e cila do të luhet nesër në orën 16:00 kundër skuadrës së Maliqit.

Skënderbeu ndodhet në vendin e dytë vetëm 2 pikë me 17 pikë, vetëm 2 pas Partizanit kryesues. Në javën e fundit të fazës së parë juglindorët do të sfidojnë Kamzën në shtëpinë e tyre, në një përballje mjaft interesante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *