Xherdan Shaqiri u prezantua ditën e sotme përpara mediave në SHBA. Në konferencën për shtyp përkrahë tij qendronin edhe trajneri së bashku me drejtorin sportiv të Chicago Fire. Lojtari shqiptar u shpreh se ka ardhur në këtë skuadër për t’i rikthyer lavdinë, ndërsa më pas vetë trajneri Hendrickson ka ngritur në qiell Shaqirin me fjalët e thëna për të.
“Që nga momenti kur ai erdhi në stërvitje, mund ta shihni se e ngriti nivelin e lojtarëve të tjerë. Në ditën e tij të parë të stërvitjes, ne ndoshta patëm seancën tonë më të mirë të të gjithë parasezonit, dhe kjo është vetëm ngaqë ai ishte në fushë dhe bëri disa gjëra që i nxisin të gjithë”, ka thënë Ezra Hendrickson./Halit Delibashi-Sport Ekspres/