Milani do të përballet mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 21:00, me Romën. Pas humbjes minimale 1-0 një javë më parë, kuqezinjtë do të përpiqen të përmbysin shifrat dhe të sigurojnë kualifikimin për në gjysmëfinale të Europa League-s. Stefano Pioli ka deklaruar sot në konferencë për shtyp se lojtarë te tij e dinë se ç’duhet të bëjnë për të kaluar më tej.
“Me siguri që do të duhet një ndeshje e nivelit të lartë. Me siguri që do të duhet një vëmendje më e madhe ndaj detajeve se sa të enjten e shkuar. Sigurisht që kam besim te ekipi. Lojtarët e dinë (çfarë pres prej tyre). Kemi parë video, kemi bërë takime. E dimë se çfarë duhet të bëjmë. Shansi i fundit? E kam lexuar edhe unë. Po, sepse mundësia për të kaluar raundin është vetëm nesër. Gjithsesi, ne do të luajmë në Champions League vitin e ardhshëm dhe nesër do të japim më të mirën tonë”, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/