Shansi i Erzenit dhe Bylisit, 9 përballje në të Parën

Nëntë ndeshje të së Parës zhvillohen sot dhe tashmë kemi mbërritur në javën e 11-të. Vllaznia dhe Besa kryesojnë deri më tani dhe sot skuadra e Erzenit do tentojë fitoren kundër Korabit, për të vënë nën presion shkodranët. Kuqeblutë nesër presin Burrelin në shtëpi.

Vora do kërkojë pikë mbijetese me Veleçikun, në një ndeshje që luhet pa tifozë. E njëjta situatë edhe për Shënkollin, që pret Ilirinë pa trajner dhe me shumë mungesa. Besëlidhja-Dinamo është nj sfidë për t’u parë sot në grupin A.

KATEGORIA E PARË – JAVA 11

GRUPI A
E shtunë, më 1 dhjetor, ora 14:00
Shënkolli-Iliria
Vora- Veleçiku
Erzeni- Korabi
Besëlidhja-Dinamo

E diel, më 2 dhjetor, ora 14:00
Vllaznia-Burreli

Bylisi, që tanimë është një pikë larg Besës, synon fitoren në transfertë me Turbinën. Cërrikasit nga ana tjetër i kanë pikët jetike dhe do luftojnë fort për t ëmarrë gjithashtu maksimumin. Në Fier luhet pa tifozë, por Apolonia e ka të qartë se duhet t’i mundë kavajasit kryesues.

Tomori-Pogradeci është një tjetër përballje interesante e kësaj jave. Në Rrogozhinë kërkojnë të mos e diskutojnë Elbasanin e vendit të fundit dhe fitorja është detyrim. Takimi tjetër është ai mes Orikut dhe Lushnjës, që pritet të jetë mjaft i luftuar.

GRUPI B
E shtunë, më 1 dhjetor, ora 14:00
Turbina -Bylis
Apolonia-Besa
Oriku- Lushnja
Tomori-Pogradeci
Egnatia-Elbasani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *