Shan edhe kampionatin e “Ligue 1”, Nejmar “i kërkon falje ndryshe” rivalit: Pendimi vetëm? Që nuk e godita atë tr..in

Nga Klaudio Ndreca

Marseja fitoi në shifrat 0-1 ndaj PSG në transfertë me takimin e vlefshëm për “Ligue 1”, por nuk dihet saktësisht se kush doli i fituar në përballjen tjetër të sportit që u zhvillua në sekondat e fundit. Më tepër ngjasonte me një përleshje në “WWE” pasi askush tjetër nuk mund të lejojë grushtat dhe përplasjen fizike në turmë.

E gjithë qendra e vëmendjes e përqendruar te Nejmar pas përplasjes që pati me Alvaro Gonzalez. Sipas asaj që raportojnë mediat braziliane, Gonzalez e ka quajtur “majmun” yllin e PSG-së dhe kjo e ka nxjerrë tërësisht nga vetja.

Historia e tyre e përplasjes ka nisur që në pjesën e parë, megjithëse nuk u transmetua nga televizioni. Ajo që u pa në pamje ishte vetëm reagimi i Nejmar për të shkuar te gjyqtari i katërt dhe duke i treguar racizmin karshi tij.

Në ato momente ka dalë nga goja e Nejmar edhe një sharë për kampionatin e “Ligue 1”, duke mos i pëlqyer aspak sjellja e lojtarëve dhe arbitrimi. Dhe në minutat e fundit kur ndodhi një përleshje e madhe mes lojtarëve, Nejmar zgjedh që të bëj “vetëgjyqësi” duke fituar kënaqësinë e vogël për goditjen e kundërshtarit pas kokës.

Por edhe pas kësaj ylli brazilian nuk është i kënaqur tërësisht, teksa në rrjetet sociale kur pritej që të kërkonte falje për gjithçka ndodhi, është shprehur: “I vetmi pendim që kam është që nuk e godita në fytyrë atë tr..in”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *