Kapiteni i Kukësit Ylli Shameti ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport”, ku ka folur në lidhje për përgatitjet e Kukësit në Antalia dhe mbi afrimet e Eduart Rrocës dhe Vasil Shkurtaj. Qendërmbrojtësi shprehet i bindur se skuadra e tij është më e mira në Superiore.
“Kemi bërë një 12 ditor të mirë në Antalia në të gjitha aspektet, si fizik ashtu dhe tekniko-taktik. Mendoj se kemi bërë në miqësore kemi bërë një lojë të kënaqshme. Ekipi po kolaudohet dhe besoj do jemi gati për Kupën dhe kampionatin”.
Luftë në dy fronte – “Çdo gjë është e mundur, por duhet parë ndeshje pas ndeshje. Të jemi me këmbë në toke, dhe të japim maksimumin. 6 vitet e fundit kemi qenë një promotor i futbollit shqiptar. Kemi ekip më të mirë se të tjerët dhe shpresoj që ky ekip të japi më të mirën”.
Rroca dhe Shkurtaj – “Të gjithë i njohin cilësitë e tyre se kanë luajtur me Gjirokastrën. E njohin futbollin shqiptar janë lojtar që kanë dhënë prova që bëjnë mirë dhe shpresoj të integrohen me ekipin mirë që të japin më të mirën”.