Shalond: Nuk jemi favoritë me Azerbajxhanin vetëm se mundëm Shqipërinë

Liga e Kombeve mund të jetë një mundësi e mirë për Kosovën që të mundë të sigurojë një Biletë për një Kampionatin Europian që në herën e parë pas njohjes nga FIFA dhe UEFA. Skuadra e Kosovës ka shumë cilësi brenda dhe gradualisht po piqet dhe krijon eksperiencë.

Dëshiron që të qëndrojë me këmbë në tokë trajneri Bernard Shalond, i cili kërkon nga i gjithë opinioni sportiv që të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të mos e shohin veten favorite në përballjen e radhës me Azerbajxhanin. Numri një i stolit kosovar është i sinqertë, duke treguar se fitorja e Kosovës ndaj Shqipërisë e ka rritur shumë eurofinë, çka nuk është diçka aspak e mirë.

“Nëse ne si staf, ju gazetarët, futbollistët dhe të gjithë, mendojnë se ne jemi pretendentë për këtë ndeshje atëherë do ta kemi shumë të vështirë. Është e qartë për të gjithë që Azerbajxhani, Malta apo Ishujt Faroe nuk janë Kroacia, Franca po Belgjika. Ne vërtetë fituam ndaj Shqipërisë, por nuk duhet të mendojmë që do të fitojmë edhe ndaj Azerbajxhanit. Suksesi me kombëtaren shqiptare i ka entuziazmuar shumë lojtarët dhe kësaj i trembem më së shumti, uroj mos ta marrin më lehtë ndeshjen kundër Azerbajxhanit” është shprehur për “Supersport” trajneri i Kosovës.

Kujtomë që veç Azerbajxhani, Kosova do të sfidojë dhe Maltën e Ishujt Faroe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online