SHAH-MAT! Shqipëria do të luajë në Varshavë, ja pse Silvinjo është një lëvizje përpara trajnerit të Polonisë

Shqipëria do të përballet ndaj Polonisë në Varshavë. Kuqezinjtë kërkojnë një rezultat pozitiv për të afruar Europianin, por nga ana tjetër, polakët do ta luajnë si të jetë finale nisur nga humbja e fundit me Çekinë.

Sigurisht që vendasit janë shumë më të favorizuar për të fituar me kuqezinjtë. Megjithatë, trajneri Silvinjo është një lëvizje përpara Santosit. Ky i fundit debutoi dje kundër Çekisë dhe ndihmësat e trajnerit të Shqipërisë shkuan në stadium për ta parë nga afër skemën dhe idenë e kundërshtarit.

Nga ana tjetër, polakët nuk kanë asnjë ide se çfarë i pret nga Shqipëria. Madje as vetë opinioni sportiv në vendin tonë nuk e di mënyrën sesi do të luajë Silvinjo. Shumë kritikojnë dhe mendojnë se ky është një disavantazh, pasi braziliani nuk ka luajtur asnjë miqësore më para dhe e nis menjëherë me një finale.

Por kjo mund të jetë lëvizje e Silvinjos për të qenë sa më enigmatik për rivalët. Këtë e dëshmon edhe testi i kontrollit që zhvilloi dje Kombëtarja me dyer të mbyllura. Pra në një takim si ky me Poloninë, ku humbja është e sigurt në letër, mund të themi se jemi një lëvizje para për të bërë SHAH-MAT. Polonia i ka hapur letrat e saj, Shqipëria akoma jo! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online