Sfida ndaj Serbisë, Tite duhet të rifitojë Brazilin

Brazili përballet sot me Serbinë dhe është një finale për kualifikim, ashtu si është një finale edhe për trajnerin brazilian Tite, gjithnjë e më shumë në diskutim në Brazil, ku ka humbur shumë nga simpatia që kishin për të para Botërorit.

Kur Tite e mori Brazilin para dy vitesh, mori një skuadër në kaos, në pikën më të ulët në histori, pas turpit ndaj Gjermanisë në Botërorin 2014, por edhe dështimit total në Copa America.

Tite e mori kombëtaren në vendin e gjashtë në kualifikueset e Botërorit dhe e ngjiti në krye, si me magji. Gjithçka perfekte, lojë, gola, organizim, mbrojtje e hekurt dhe Nejmar protagonist.

Megjithatë, mjaftuan dy ndeshjet e para në Botërorin rus dhe dashuria mbaroi. Mediat janë treguar shumë kritike, duke veçuar ndryshimin e kapitenit në çdo ndeshje, administrimin e gabuar të gjendjes emocionale të Nejmarit, valën e dëmtimeve dhe ngarkesën e tepruar stërvitore.

Ditët e fundit edhe bashkëshortja e Douglas Kostës u ankua publikisht se mesfushori është sforcuar shumë në stërvitje dhe kjo ndoshta e ka dëmtuar.

UOL Esporte në Brazil shkruan se brenda stafit drejtues të kombëtares ka mosmarrëveshje në lidhje me metodat stërvitore të Tites.

Nuk është ende krizë, natyrisht, por nëse ndaj Serbisë vjen humbja, katastrofa do të jetë shumë më e madhe se 4 vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online