“Epoka e artë gjermane ka marrë fund”

Fitorja e Gjermanisë në shtesë ndaj Suedisë, duke qenë më 10 lojtarë në fushë, bëri që e gjithë bota të vlerësonte mentalitetin gjerman. Edhe legjenda e futbollit anglez, Geri Lineker, lavdëroi gjermanët, duke rishkruar batutën e tij që ka mbetur në histori: “Futbolli është një lojë e thjeshtë: 22 lojtarë ndjekin topin për 82 minuta, pastaj një gjerman del me karton të kuq. Më pas 21 burra ndjekin topin për 13 minuta dhe në fund Gjermania fiton sërish”.

Gjithsesi, Lineker është i bindur se Gjermania është në spiralen rënëse dhe në një intervistë për Sport Bild thotë: “Epoka e artë gjermane, kurorëzuar me Kupën e Botës 4 vite më parë, ka marrë fund. Skuadra gjermane është bërë e brishtë, jo aq e lëvizshme, e ngadaltë në mbrojtje dhe lehtësisht e thyeshme në kundërsulm. Që para startit të Botërorit nuk e shihja si një ndër favoritët për të ngritur trofeun”.

57-vjeçari, i cili tashmë punon si gazetar në BBC, është befasuar nga ndeshja kundër Meksikës: “Nuk mbaj mend të kem parë ndeshje më kaotike nga Gjermania. Jam dakord me Mats Humels, i cili u tregua shumë kritik pas ndeshjes. Është shumë e vështirë të kritikosh një si Joakim Lëv, por me Leroj Sane gaboi”.

Lineker ka fjalë të mira për Anglinë: “Skuadra është shumë e mirë, por edhe shumë e re. Ndoshta tani nuk është gati, por pas 4 vitesh mund të luftojë për Kupën e Botës, sepse trajneri Geret Sauthgejt është shumë i zoti, ka një plan të qartë dhe lojtarët janë të lumtur të punojnë me të”.

Lineker ka edhe një batutë për Maradonën, i cili ishte protagonist gjatë ndeshjes kundër Nigerisë, sepse dhuroi spektakël në tribunë, u tregoi gishtin e Mesit tifozëve pas golit të Rohos dhe pas ndeshjes pati probleme shëndetësore: “Kështu rrezikon të bëhet gazi i botës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online