Sfida e komentatorit spanjoll/ Nuk i lejohet të përmendë Kosovën, ndeshja nis vetëm me… himnin e Spanjës

Edhe pse vetëm pak orë na ndajnë nga dueli mes Spanjës dhe Kosovës, kjo ndeshje vazhdon të prodhojë polemika. Shteti iberik nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke bërë që kjo përballje të sjellë një situatë të pazakontë në futboll. Emri i Kosovës nuk është përmendur për një kohë të gjatë si nga Federata spanjolle ashtu edhe nga shtypi andaluzian, gjë që nuk është pritur mirë nga të gjithë shqiptarët.

Por nëse UEFA garanton se kjo ndeshje do të zhvillohet sipas të gjithë rregullave të vendosura nga FIFA, televizioni publik i Spanjës duket se do e nisë transmetimin që nga… himni i Kombëtares spanjolle. Kjo pasi momenti i shpalosjes së flamurit të Kosovës si dhe këndimi i himnit të saj nuk do të shfaqen nga TVE. Ndërkohë, një sfidë e vërtetë ka për të qenë ky duel edhe për vetë komentatorin, i cili për 90 minuta e ka të ndaluar të përmende emrin Kosovë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online