Seanca e fundit stërvitore ngre shqetësime te Reja, mbrojtësi kuqezi stërvitet i diferencuar nga grupi

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sot në orën 20:45 në fushë, ku do të luajë ndeshjen e fundit për këtë fazë të parë të kualifikueseve të Botërorit kundër San Marinos. Ekipi i drejtuar nga Edi Reja ka zhvilluar ditën e sotme një seancë të plotë stërvitore, që i ka shërbyer trajnerit për të zgjidhur edhe dilemat e fundit që ka në mendje sa i përket formacionit.

Odise Roshi ka dhënë sinjale pozitive, duke iu bashkuar grupit e duke mos shfaqur më gjatë probleme fizike. Por nëse futbollisti fierak sjell lajme të mirë në kampin kuqezi, Ardian Ismajli ngre shqetësime në kokën e Rejës. Mbrojtësi shqiptar ka zhvilluar një seancë stërvitore të diferencuar nga grupi, pasi ka pasur probleme fizike. Një tjetër lajm negativ prek Nedim Bajramin, i cili duket se shuan përfundimisht shpresat për të debutuar, teksa ende nuk ka ardhur leja nga FIFA./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online