Sezonin e shkuar fati e la në baltë, por në futboll mundësitë nuk trokasin vetëm njëherë. Dëmtimet i hoqën mundësinë Emanuele Ndojit që një vit më parë të shpaloste aftësitë e tij në Serie A, ndonëse në rrugën deri në elitë pati një rëndësi të madhe së bashku me Tonalin. Por e shkuara tashmë është lënë pas dhe tregu i transferimeve mund t’i japë sërish mundësinë për tu rikthyer në Serinë A.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Kaljari ka hyrë në bisedime me klubin e Breshias për të siguruar shërbimet e Emanuele Ndojit. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka cilësitë e duhura për të bërë mirë në mesin e fushës dhe në këto momente të fundit të merkatos pritet të vendoset edhe e ardhmja e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/