Ndryshon sërish e ardhmja e Florian Kamberit, e kërkojnë në vendin ku shkëlqeu

Florian Kamberi është duke kaluar një periudhë jo të mirë në radhët e St Gallen. Sulmuesit shqiptar po i mungon goli në elitën e Zvicrës dhe me shumë ngjasa e ardhmja do e dërgojë tjetërkund në Europë. Ekipi i Bohumit në Bundesligën e Dytë gjermane ishte një nga alternativat më serioze për karrierën e Kamberit, por merkatoja ndryshon sërish pistë për të.

Sipas mediave skoceze futbollisti kuqezi mund të rikthehet sërish në vendin ku edhe shkëlqeu. Megjithatë këtë herë jo në radhët e Hibernian apo të Rejnxhërs, por në ekipin e Aberdin. Ekipi skocez aktualisht mban vendin e tretë në renditje dhe duket se ka sulmuesin e Kombëtares shqiptare në planet e veta për të ardhmen. Kamberi e ka treguar në të kaluarën se e njeh mirë futbollin skocez, i cili është një kampionat ku mund të bëjë diferencën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online