Sezoni për të përfundoi sot, Marash Kumbulla pëson fatin e Armando Brojës

Marash Kumbulla ka luajtur vetëm 15 minuta në përballjen e somte kundër Milanit. Sezoni ka përfunduar sot për mbrojtësin shqiptar. Lojtari i Romës nuk i është nënshtruar ende testeve mjekësore, por kampin verdhekuq dyshojnë për një dëmtim të ligamentit krucial të gjurit të tij të djathtë.

Kumbullën duket se e ka përndjekur i njëjti fat i keq si i Armando Brojës, i cili pësoi po të njëjtin dëmtim në fundin e vitit të shkuar. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë njoftimi zyrtar pas ekzaminimeve mjekësore, teksa skenari për të cilin dyshohet është ndër më të këqinjtë për karrierën e një futbollisti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *