Duka viziton FFK-në në Prishtinë, kreu i FSHF-së: Do jemi gjithmonë pranë, të bashkojmë forcat për projektet tona

Armand Duka ka udhëtuar drejt Prishtinës, ku ka zhvilluar një takim me kreun e FFK-së, Agim Ademin. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook“, në të cilin tregon edhe arsyet e takimit mes tyre. Duka është shprehur se i ka dhënë mbështetjen e tij Agim Ademit, ndërsa shpreson që së bashku të bashkojnë energjitë për projektet afatshkurtra dhe afatmesme mes dy federatave.

“E shtunë e bukur sot në Prishtinë për një vizitë në Federatën e Futbollit të Kosovës ku u takova me homologun e mikun tim Agim Ademi. I shpreha mbështetjen time Presidentit Ademi dhe e garantova se do jemi gjithmonë pranë FFK-s dhe futbollit kosovar në projektet, sfidat dhe iniciativat që kanë ndërmarrë.

Urojmë shumë që procesi i licensimit të FFK-së të përmbyllet në kohën më të parë të mundshme dhe të gjithë sëbashku të bashkojmë forcat e energjitë në projektet afatshkurtra dhe afatmesme të Federatës dhe Presidentit Ademi për mbylljen me sukses të garave dhe paraqitjen dinjitoze të klubeve të Kosovës në kompeticionet europiane. Në të njëtën kohë i shpreha i urova shumë suksese përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet e rradhës kualifikuese për Kampionatin Europian ndaj Bjellorusisë dhe Rumanisë“, ka shkruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online