Sezoni i ri, Jareci: Faza finale e përgatitjeve, ja seminaret që po organizojmë me arbitrat

Sektori i Arbitrimit në FSHF është në fazën intensive të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik 2020/2023 që do të ngrejë siparin me ndeshjet e javës së parë të “Abissnet Superiore” më 20 gusht. Vetëm pak ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit organizoi me arbitrat e “Abissnet Superiore” një seminar praktik dhe teorik mjaft cilësor me emra të njohur ndërkombëtar të arbitrimit në kuadër të përgatitjeve.

Drejtori i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci shpjegon për Fshf.org përgatitjet që po bëhen për sezonin e ri si edhe shpjegon rëndësinë e seminarit të zhvilluar disa ditë më parë, duke vlerësuar edhe lektorët që morën pjesë.

“Jemi në fazën finale para nisjes së sezonit 2022/2023 i gjithë ekipi i arbitrave është tashmë në përmbylljen ose në marrjen e ngarkesës finale. Javës që shkoi ne mbyllëm me sukses një seminar treditor me dy nga instruktorët e UEFA-s, më konkretisht drejtorit teknik i IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit), David Elleray, dhe Giovanni Stevanato, instruktor vetëm për asistentët dhe kjo ishte risia e këtij seminari, sepse për herë të parë prezent ishte një trajner i cili u mor vetëm me punën dhe vendimet që një asistent merr gjatë një ndeshjeje. Gjatë gjithë seminarit u prekën situata të ndryshme të lojës dhe ajo që është kryesorja, një interpretim i ri i rregullit 11 të pozicionit jashtë loje, që ka të bëjë me lojën e qëllimshme apo të paqëllimshme, udhëzime që u dhanë mjaft mirë nga Giovanni Stevanato ne seancën e tij me asistentët”, – thotë Jareci.

Ndërkaq, të mërkurën Sektori i Arbitrimit në bashkëpunim me FIFA-n organizon një seminar posaçërisht për sistemin VAR me arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore”, një mundësi për të përmirësuar akoma dhe më shumë performancën e sistemit dhe për të analizuar të gjitha problematikat. Jareci thekson se sezoni debutues i VAR-it ka qenë mjaft pozitiv dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në vendimet që u morën në fushën e lojës.

“Risia e sezonit që ne mbyllëm ka qenë implementimi i sistemit VAR në kategorinë ‘Abissnet Superiore’, pra për herë të parë në kampionatin tonë u përdor sistemit VAR. Vlerësimet dhe përshtypjet e sezonit të parë kanë qenë mjaft pozitive nga të gjithë aktorët dhe faktorët e futbollit.

Tashmë jemi në prag të nisjes së sezonit të dytë dhe nesër nis seminari me një nga instruktorët e FIFA-s, i cili edhe ai do të japë indikacionet që FIFA dhe UEFA së bashku kanë në lidhje me përdorimin e sistemit VAR. Do të preken disa nga problematikat e sistemit VAR, jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe në kampionate të tjera dhe problematika kryesore që ne kemi pasur ka qenë marrja e një minutazhi shumë të madh në vendimmarrje, si nga ana e VAR-it, gjithashtu edhe nga marrja e vendimeve të arbitrave në fushë”, – shton Jareci.

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri Sektori i Arbitrimit në FSHF do të organizojë edhe takime me kapitenë, trajnerë dhe drejtorë të klubeve të Abissnet Superiore si edhe me ato të klubeve të Kategorisë së Parë.

“Seminaret e radhës do të vazhdojnë me arbitrat e Kategorisë së Parë për vetë faktin se kjo kategori ashtu si edhe kategoritë e tjera nisin pas ‘Abissnet Superiore’, do të ketë takime me vëzhgues të të gjitha kategorive, por ajo që është për t’u përmendur, javën e ardhshme do të zhvillohet një seminar, njësoj si edhe vitin e kaluar, me të gjithë kapitenët, trajnerët dhe drejtorët sportivë të ‘Abissnet Superiore’, ku do të merren nga të gjithë pjesëmarrësit vlerësime për vitin e parë të sistemit VAR, por gjithashtu do të preken disa nga elementët teknikë të vendimmarrjeve të arbitrave në fushë.

Gjithashtu do të kemi para nisjes së Kategorisë së Parë, një seminar me trajnerët dhe kapitenët e klubeve pjesëmarrëse, ku do të diskutojmë për elementët teknikë të lojës dhe ato që janë me problematiket, si prekja e topit me dorë, ndërhyrjet, pozicioni jashtë loje, pra do t’i jepet një pasqyrë e gjerë që nesër në fushë të gjithë të kenë një vlerësim të saktë, që nga arbitri, trajneri, lojtarët por edhe ato që shohin futbollin shqiptar”, – tha Drejtori i Sektorit të Arbitrimit në prononcimin e tij për Fshf.org.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online