Marash Kumbulla ka marrë përgjigjen në lidhje me dëmtimin e tij të pësuar gjatë ndeshjes kundër Romës. Mbrojtësi shqiptar u detyrua të linte fushën e lojës dhe tashmë mëson më tepër rreth lëndimit të tij. Klubi i Veronës ka ndarë raportin mjekësor, që tregon se 20-vjeçari ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë të tërheqjes së tendinës në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.
“Testet dhe vizitat e specializuara te lojtari që iu nënshtruan sot, e Premte 17 korrik, treguan se Marash Kumbulla pësoi një dëmtim të shkallës së parë në tendinat të kofshës së tij të djathtë. Koha e rikuperimit aktualisht është e matshme”, shkruan klubi një njoftimin zyrtar.
Edhe pse nuk jepet një kohë e saktë për rikthimin e Marash Kumbullës, me shumë mundësi sezoni mund të ketë përfunduar për të. Ndeshjet e mbetura do të luhen në harkun kohor të 2 javëve dhe kjo bën që të mendohet se ndoshta ky kampionat i Serie A mund të jetë mbyllur këtu për talentin kuqezi. Një mungesë e madhe kjo për trajnerin Juriç, duke ditur se Kumbulla ka qenë një shtyllë kryesore në mbrojtjen e Veronës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/