Serie A një mësim për Superioren! Teuta të mbajë shënime nga Napoli, kur sezoni të rrëshket nga duart atje ku më pak e pret

Mbrëmja e djeshme i kishte të gjithë sytë të kthyer nga Serie A. Tre ndeshje të luajtura për vetëm 2 vende në Champions League. Prej një jave ajo që faqet e gazetave dhe portalet në Itali mbuloheshin nga dy sfida, Bolonja-Juventus dhe Atalanta-Milan. Deklaratat e Mihaljoviç dhe teoria për një “hakmarrje” të bergamaskëve ndaj “zonjës së vjetër” bënë që e gjtihë vëmendja të përqendrohej vetëm në këto dy takime. Por në fund surpriza erdhi prej andje ku më pak pritej. Surpriza nuk i takoi as Atalantës e as Bolonjës, por ishte Verona ajo që nuk lëshoi terren në fushën e lojës. Pa objektiva në këtë sezon dhe me një takim që shihej si një trepikësh i fituar, verdhekuqtë shtangin Napolin e Gatuzos duke e lënë jashtë zonës Champions.

Situata e mbrëmshme në Serie A duhetë të vijë si një mësim edhe për Superioren. Lufta për titull mbetet e hapur deri në fund dhe të gjitha ekipet duhet të qendrojnë me këmbë në tokë. Brdariç do të zbulonte se homologu i tij në stolin e Teutës e konsideroi kampionatin tashmë të mbyllur, e madje festa në dhomat e zhveshjes nisi në që pas duelit me Laçin.

Por Teuta duhet të mbajë shënime nga Napoli, që në fund la pa plotësuar objektivin pavarësisht se në Itali dukej si më i sigurti për të qenë në katër më të mirat e Serie A. E rënë nga kategoria dhe e lehtë në letër, a mund të jetë Apolonia Verona e Superiores? Në futboll asgjë nuk është e pamundur dhe te Teuta duhet të hyjnë në fushë me mendësinë se kampionati është i tyre vetëm nëse mposhtin Apoloninë në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *