Serie A në vazhdën e vendimeve si te Superiorja, kampionati do të ndalet deri në prill

Italia duket se nuk mjaftohet thjesht me ndeshjet e lujatura pa praninë e tifoëze. Frika e përhapur nga koronavirusi, që në shtetin fqinj ka shënuar një numër të lartë të infektuarish si dhe viktimash, ka bërë që të mendohet për anullimin e të gjitha aktiviteteve sportive deri më datën 3 prill, përfshirë këtu edhe Serinë A të futbollit.

Një diçka e tillë u lajmërua të ndodhte edhe në Superiore. Pas takimeve të ditës së sotme me dyer të mbyllura, FSHF-ja ka deklaruar se do të rishikohet situate për të dalë në një vendim përundimtar në ditët në vazhdim. Ndërkohë kryeministri Rama njoftoi mbylljen e aktiviteteve me prani të një mase të madhe të njerëzve deri në 3 prill. Ndeshjet e sotme u lejuan të luhen në Superiore pasi Partizani dhe Kukësi ishin akomoduar në transfertë dhe ishin gati për të luajtur, por tani do kemi vendim tjetër.

Ndërkohë, në Italinë fqinje gjithçka duket e mbyllur sa i përket kësaj teme, teksa pritej vetëm aprovimi i kryeministrit Conte që u dha së fundmi. Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Italisë është takuar me presidentët e federative italiane dhe të gjithë kanë qenë në të njëjtin mendim, atë të anullimit të çdo aktiviteti sportive deri më 3 prill./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online