“Është tifoz! Nuk kam qëllim t’i largoj, sado i gjatë ose i shkurtër të jetë”, Armand Duka flet për Braçen dhe Superioren pas Koronavirusit

Koronavirusi ka mbërritur edhe në Shqipëri, atje ku dy raste kanë rezultuar pozitiv me udhëtarët që ishin më parë në Firence. Kjo solli një situatë disi kaotike para ndeshjeve të sotme në Superiore, që janë zhvilluar pa tifozë.

I ftuar në emisionin e njohur sportiv “Pressing”, është presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Teksa komenton virusin e fundit që ka përfshirë edhe vendin tonë, shprehet se shqiptarët kanë kaluar edhe gripëra më të fortë. Ndërkohë nuk mund të mungonte edhe diskutimi për Erjon Braçen, që vazhdon me qendrimin e tij për Superioren me ndërhyrje.

“Nuk më duket mendim produktiv shtyrja e kampionatit për një muaj. Një muaj pezullim? A je i përgatitur për të jetuar një muaj pa asgjë? Duhet të shohim zhvillimet ditë pas dite. Nëse virusi do të na mbyllë kaq shumë brenda, nuk do të marrim kallashin.

Shëndeti i pari, nëse nuk do na lejojnë, s’do luajmë. Sa gripëra kemi kaluar (i drejtohet) ne populli shqiptar, nuk na gjen gjë. Kemi kaluar gripëra edhe më të forte.

Në fakt, është e vështirë që të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen në situatën e virusit, që tashmë preku dhe Shqipërinë. Sot, ju jeni të informuar se Qeveria ka marrë një vendim, I cili pezullon dhe ndërpret të gjitha aktivitet publike, grumbullimet etj etj. Detajet, se çfarë do të ndodhë, është një gjë që besoj se nesër do të nxjerrim akte dhe udhëzime. Por do të jenë pjesë e diskutimit, pasi pasojat janë të mëdha.

Sot, brenda ditës, gjetëm një zgjidhje që shumëkush mund ta kontestojë, që vazhduam me dy ndeshje pa spektatorë. Për të ardhmen, duhet të vendosim. Shëndeti është i pari, futbolli, biznesi e të gjitha të tjerat, vijnë pas. Por duhen dhe bizneset, prandaj të gjendet një gjuhë e mesme. Ka pasoja në financë, pasi është një lloj ekonomie e cila nëse stopohet, ka pasoja ekonomike, nuk e di nëse edhe ti do të bësh emision nëse nuk ka sport (drejtuar Gerti Çarçanit).

Edhe nga pikëpamja sportive, është e vështirë, pasi kur do të rikuperohen ndeshjet, kur do të luajmë në Europë? Besoj se do të gjejmë balancat më të mira të mundshme. Unë mendoj se ka dhe një lloj paniku, pasi në Shqipëri ka vetëm dy raste. Në komunikimet zyrtare, edhe sikur t’i shumëzojmë me 2, bëhen katër, dhe nuk mendoj se do të ketë masa drastike

Deklarata e Braçes? Nëse do të komentoj deklaratë, fatmirësisht futbolli është i bukur në Shqipëri dhe ndiqet nga shumë njerëz. Çdo tifoz bën deklaratat e tyre dhe nuk kam ndërmend të komentoj. Unë e konsideroj si tifoz dhe nuk kam asnjë qëllim të largoj asnjë tifoz, sado i gjatë ose i shkurtër të jetë”, tha Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online