“Seria A ishte ambicia e tij, do ketë të ardhme të ndritur“, menaxheri i klubit italian me superlativa për Shpendin: Do të bëhet titullar te Empoli

Stiven Shpendi bëri realitet ëndrrën e tij. Sulmuesi i Kombëtares U21 firmosi me ekipin e Empolit, me të cilin debutoi edhe në Serinë A. Në një intervistë për “La Casa di C”, menaxheri i përgjithshëm i Çezenës ka folur me superlativa për 20-vjeçarin shqiptar. Masimo Agostini ka deklaruar se Shpendin e pret një e ardhme e ndritur në Serinë A, ku ka potencialin të luajë me çdo ekip.

“Stiveni u largua nga Primavera 2 së bashku me vëllain e tij, një kampionat që e fituan duke shënuar disa gola. Ai duhet të ishte promovuar në Primavera 1, por duke e çuar në kampin stërvitor, trajneri e kuptoi se ekipi i parë kishte më shumë nevojë për të dhe filloi karrierën e tij me skuadrat e mëdha. Ishte i rëndësishëm, thelbësor. Kur Ferrante dhe Udoh nuk ishin aty, Stiveni bëri diferencën. Ka pasur promovim në Empoli, një rast i rëndësishëm për një djalë të ri që do të ketë një të ardhme të ndritur në Serie A, një djalë me kokën në vendin e duhur dhe që mendon për atë që po bën.

Ai nuk ka shumë gjëra në mendje, ai është punëtor dhe jam i kënaqur me atë që ka arritur të bëjë. Hapin e parë e kaloi. Seria A ishte ambicia e tij. Ndoshta do të jetë më e vështirë në fillim sepse do të ketë më pak hapësirë se në Serinë C, por jam i bindur që me këmbënguljen, aftësinë dhe forcën e tij do të bëhet dalëngadalë titullar sepse ka cilësitë dhe është një sulmues modern. Në çdo ekip ai do të bëjë mirë. Është i vitit 2003, ka vend për rritje dhe përmirësim, besoj shumë në të ”, ka deklaruar Masimo Agostini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *