Seria A i gëzohet deklaratës së presidentit të UEFA-s, Ceferin: Data 3 gusht ishte vetëm një këshillë

Nga Klaudio Ndreca

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, do të zgjaste disi datën dhe periudhën e mbylljes së kampionateve në Europë. Kështu u tha që sezoni duhej që të përfundonte në datën 3 gusht, që të zhvilloheshin më pas edhe ndeshjet e Europës për të përcaktuar ekipet që do të shkojnë në “Champions League” dhe “Europa League”.

Por së fundmi kemi sërish një ndryshim të ri. Sipas mediave italiane, Ceferin ka deklaruar se data 3 gusht nuk është një vendim zyrtar dhe i prerë, por vetëm një këshillë për kampionatet që të kenë mbaruar deri atëherë. Pra në këtë mënyrë edhe Seria A do të ketë mundësinë për ta shpallur kampionin në fushën e lojës, ndërsa kemi një garë të fortë kryesisht mes Juventusit dhe Interit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *