Serbia ka aktualisht formulën më të çuditshme të kampionatit. Crevena Zvezda ia ka dalë që të shpallet kampion, por lufta e mbijetesës është e madhe.
Të gjitha ekipet janë të përfshira në këtë garë teksa në total gjenden 20 skuadra. Jo pak, por 6 ekipet e vendeve të fundit largohen menjëherë për t’u rrëzuar në një kategori më poshtë.
Kjo bën që të gjitha skuadrat që ndodhen në mesin e tabelës të mos jenë në pozitë të rehatshme dhe të diskutojnë për rënien nga Kategoria. /Sport Ekspres/