Serbët janë paranojakë: Shqiptarët na eliminuan nga Botërori me gjyqtarin Feliks Bryh

Se Serbët nuk kanë asnjë limit në akuzat e tyre ndaj shqiptarëve e dinim, por se të ishin kaq paranojakë nuk na e merrte mendja. Eliminimi i tyre pas humbjes me Zvicrën (1-2) i ka lënë me pasoja, pasi shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit i janë kthyer në makthe për shumë netë me radhë. Çdo gjë ka një shpjegim dhe çdo dështim lidhet me shqiptarët për vendin fqinj.

E përditshmja serbe “Informer” ka hedhur “bombën e madhe” dhe arsyen e vërtetë të humbjes së ekipt serb. “Mafia shqiptare ka paguar 2 milionë euro gjyqtarin Feliks Bryh”. Ky i fundit ndau drejtësinë në atë sfidë. Gjermani mori një vendim të gabuar kundër Serbisë dhe aq mjaftoi për të nisur aludimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *