Sekretet e Gurishtës/ Nga trajneri, ofertat deri te supersticioni, rrëfehet kapiteni i Vllaznisë: Çdo mëngjes para ndeshjeve…

Vllaznia ka bërë për vete të gjithë sportdashësit shqiptarë këtë sezon. Nga lufta për mbijetesë e sezonit të shkuar, shkodranët kanë bërë një katapultim gjigant dhe tashmë mbajnë kreun e Kategorisë Superiore. Askush nuk e priste një ecuri të tilllë, e madje as në kampin kuqeblu. Në një rrëfim për “Sport Magazine“ me gazetarin Altin Sulçe në “Ora Neës“, Erdenis Gurishta i thotë të gjitha. Kapiteni tregon sekretet e Vllaznisë, ndërsa prek shumë tema, duke nisur që nga ecuria e tanishme, te trajneri, ofertat, supersticioni e deri te objektivat e këtij sezoni.

“Nuk e kishim menduar këtë nisje shumë të mirë të kampionatit, pasi vjet ishim në ujra të turbullta. Rrezikonim rënien nga kategoria dhe shkuam në “play out“. Por e kishim parashikaur që do ishte një ekip shumë i mirë sivjet, pasi kanë ardhur lojtarë cilësor. Tani po na del shumë herë më mirë, sepse nga java në javë ekipi po ambientohet, po konsolidohet dhe po shihet edhe në fushën e lojës se përveç pikëve po zhvillojmë edhe ndeshje të bukura.

Sekreti i Vllaznisë? Mendoj se merita kryesore është e stafit teknik. Trajneri Brdariçka shumë vlera. Përveçse na motivon në fushën e lojës, në motivon edhe jashtë saj. Përveç se është trajnerës, njërerësh është edhe një shok. Mundohet t’u flasi të gjithë lojtarëve dhe t’u marri maksimumin. Mendoj se ky është sekreti.

Si gjithë futbollistët kam pasur edhe unë shumë probleme, me aktivizimin dhe me ndërrimin e shumë trajnerëve. Nuk kam qenë lojtar stabël te Vllaznia. Por këto vitet e fundit dikush besoi te unë dhe njohu vlerat e mia. Prandaj jam këtu ku jam.

Si Hysaj në krahë të djathë? Realisht nuk më pëlqen të krahasohem me dikë tjetër. Unë jam Gurishta. Vjet kisha një sezon të mirë, edhe sivjet e kam nisur mirë. Kontrata ime është deri në fund të sezonit. Realisht kam pasur disa oferta, por nuk është e përshtatshme të flas për to përderisa jam pjesë e Vllaznisë.

Kur kemi grumbullime, një ditë para ndeshjes, unë me shokun e dhomës, Herald Markun, zgjohemi çdo ditë para mëngjesit rreth 7:30-8:00 dhe bëjmë 30 minuta ushtrime izometrie. E kemi provuar një javë dhe na ka ecur, tani si duket jemi bërë supersticioz dhe po e praktikojmë çdo javë.

Këtu në Shkodër të gjithë tifozët po thonë që Vllaznia do dali kampion, sepse realisht deri në këto momente, përveç se jemi në vend të parë, kemi zhvilluar ndeshjet më të bukura dhe jemi skuadra më e mirë në fushën e lojës. Çdo tifoz ka dëshirë ta shohë këtë Vllazni kaq të bukur. Por mendoj se është shumë herët të flasim për titull kampion. Objektivi ynë është të kapim Kupat e Europës. Objektivi im është të arrij një kontratë jashtë Shqipërie. Nëse e arrij këtë objektiv mendoj se do të kap edhe Kombëtaren”, ka deklaruar Erdenis Gurishta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *