“Shumë ndryshe nga ku kam luajtur më parë”, braziliani i Kukësit vlerëson Superioren: Më pëlqen, ka lojtarë cilësorë

Vetëm pak muaj me fanellën e Kukësit, por Mateus Leira ka arritur të zërë vendi ne titullarit te verilindorët. Skënder Gega i ka besuar një vend në formacion brazilianit, i cili e ka shpërblyer me paraqitje të mira. Në një intervistë për “Supersport”, Leira rrëfen eksperiencën e tij në Shqipëri dhe Superioren e cilëson si ndryshe nga kampionatet ku ka luajtur më parë, ndërsa vlerëson faktin se ka shumë konkurrencë.

“Nuk e filluam mirë dhe pas asaj situate 5 fitore radhazi ishte një seri shumë e rëndësishme për skuadrën. Çdo ditë punojmë shumë, stërvitemi fort me besim, e dimë që jemi një grup i mirë me shumë cilësi dhe që mund të bëjmë më tepër në çdo ndeshje.

Është shumë ndryshe nga ku kam luajtur më parë. Ka shumë kontakt, duhet të luash fort, ka shumë lojtarë cilësorë, më pëlqen si kampionat dhe besoj se ka shumë konkurrencë, pasi ka shumë skuadra të mira.

Besoj se këtu janë të gjitha skuadra të mira. Kemi luajtur ndaj të gjithave, me përjashtim të Kastriotit,  me të cilin do ndeshemi në takimin e  radhës, por Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Teuta janë të gjitha skuadra të mira. Çdo ndeshje për ne është e vështirë dhe duhet të luftojmë fort për të realizuar në fund objektivin për tu shpallur kampionë.

Jam shumë i lumtur për golin tim të parë, pasi për mua është shumë e rëndësishme të luaj mirë. Në pozicionin tim ka shumë rëndësi të shënoj, përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar skuadrën dhe natyrisht të shënoj dhe fitoj”, ka thënë Mateus Leira./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online