Seferi-Skuka si një duel i veshur “Kristiano Ronaldo-Broja”! Përballje e veçantë, mes mundësisë së dytë që të jep jeta dhe…në pritje të së parës

Nga Klaudio Ndreca

Derbi i sotëm mes Tiranës dhe Partizanit pritet të jetë më i bukur se kurrë për shumë arsye. Për herë të parë në gjithë këto vite të fundit, tek të dyja anët e kryeqytetit mbizotëron i njëjti optimizëm dhe rezultate pozitive para derbit. Si për të qenë gati para kësaj përballje, Partizani shkërmoqi Kukësin duke fituar me shifrat 5-0. A do të kemi për herë të parë një derbi që nuk do të rezultojë si lojë shahu dhe nuk do të zhgënjejë tifozët? Dëshira është e madhe, pritshmëria po aq te Shehi dhe Mehmeti.

Por ky duel do të jetë i veçantë edhe për shkakun e dy sulmuesëve, të dy në formën e jetës së tyre, Seferi-Skuka. I pari zgjedh që të festojë gjithmonë si Kristiano Ronaldo pas golave, i dyti po emërtohet si Armando Broja. Diferenca më e madhe mes tyre qëndron në faktin se Taulant Seferit po i jep jeta një mundësi të dytë. Prej vitesh ky lojtar ishte i njohur për tifozët shqiptarë te Shqipëria U-21, atje ku shihej me potencial të jashtëzakonshëm. Për më tepër që ishte pjesë e Young Boys në Zvicër, ekipit kampion, por nuk arriti të fitonte besimin e tyre.

Më pas erdhi kalimi te Tirana dhe ato pritshmëri të larta për Seferin u kthyen në një zhgënjim të madh. E megjithatë, një ndezje e tillë në këtë sezon, rrit sërish shpresat se Taulanti po kap mundësinë e dytë që po i ofron jeta. Është me fat, të tjerë si Xhuliano Skuka po presin ende mundësinë e parë. Por duket se është pikërisht ky moment për këtë lojtar që te Partizani të tregojë të gjitha vlerat e tij, pasi ka befasuar gjithë opinionin sportiv me nisjen fantastike të aventurës tek të kuqtë. Kush do të fitojë në fund? Mbetet që ta shohim. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online