“Seferi dhe Xhixha u ikin të gjithëve, janë shumë të mirë”! I mundi në 2 ndeshje, trajneri i Zrinjski tregohet “zotëri” me Tiranën: Më mirë që shënoi Ismajlgeci…

Zrinjski arriti që të fitonte edhe në ndeshjen e dytë kundër Tiranës. Kështu bardheblutë janë larguar nga Europa mes statistikave që nuk tregojnë aspak sinjal positiv. Ndërkohë trajneri i Zrinjskit, Jakirovic, është treguar “zotëri” duke e komplimentuar Tiranën pasi e mundi në të dy takimet.

“Një ndeshje shumë e vështirë. Ne eliminuam një ekip shumë të mirë, me vlerë dhe këtë e dinim në analizë të kësaj ndeshjeje. Ndoshta nuk jemi mësuar të luajmë me një fitore të marrë më herët. Ia dolëm, duhet të mbrosh, po më mirë të shënosh edhe një gol. Luajtëm një pjesë të parë fantastike.

Gjithsesi, 2:0 dhe ka pasur një marrëveshje në dhomën e zhveshjes që nuk kishte kthim prapa, që të shkojmë për golin e tretë. Ndodh, ndoshta është mirë për ne, që e pësuam shpejt nga Ismajlgeci , që që të shënonim golin e tretë.

Kjo është forca e Tiranës, Seferi dhe Xhixha janë lojtarë shumë të mirë. Ata u ikin të gjithëve, kanë njohjen e situatës dhe ne i kemi trajtuar mirë. Ata janë lojtarë jashtëzakonisht të shpejtë. Më vjen keq që pësuam gol kur ishim të gjithë në mbrojtje pastaj”, tha trajneri i Zrinjskit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online