“Sedloski na ka kërkuar gjëra të veçanta në stërvitje“, Marku vlerëson trajnerin e ri të Vllasnië: Ja çfarë na tha pas fitores së sotme

E majta e furishme e Herald Markut nisi serinë e golave për Vllazninë, e cila sot fitoi bindshëm 3-1 kundër Erzenit. Mesfushori i kuqebluve ka folur për emisionin “Ora Sport“ në ”Ora TV”, ku ka treguar edhe ndryshimin që ka pësuar ekipi me ardhjen e trajnerit të ri. Megjithëse ka pak ditë në krye të Vllaznisë, Marku vlerëson Sedloskin për mënyrën se si arrin të motivojë lojtarët.

“Ishte një ditë e veçantë. Unë e festoj Pashkën dhe ta mbyllja këtë mbrëmje me gol ishte e veçantë. Çdo ndryshim trajneri ka një impakt, sepse të gjithë lojtarët fillojnë nga e para dhe japin maksimumin. Në stërvitje na ka kërkuar disa gjëra të veçanta, që arritëm t’i bënim shumë mirë në fushë. Kanë qenë më shumë gjëra nga ana psikologjike.

Po ju them diçka që na foli trajneri pas ndeshjes. Na përgëzoi, por na ta që nuk kemi bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Strategjia jonë duhet të jetë që të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të marrim maksimumin. Kam punuar me trajner me eksperiencë dhe shumë të mirë, por një gjë që më pëlqen te ky trajner, është që di të na motivojë sa më mirë”, ka thënë Herald Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online