Emrat të njohur të sportit gradohen nga shteti shqiptar, Dabulla: Janë heronj, sillnin medalje me pagesa mizerie

Emra të njohur të sporteve individuale kanë marrë një vlerësim të madh nga shteti shqiptar, duke u graduar Kolonelë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Rezart Dabulla përshëndet këtë vendim të qeverisë sonë, ndërsa thekson se një veprim i tillë është i vonuar. Ish-futbollisti i Tiranës ka thënë në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV” se sportistët individual janë heronj që i kanë dhënë Shqipërisë medalje, pavarësisht se pagat e tyre kanë qenë të papërfillshme.

“Është vlerësim dhe është shumë vonë. Çfarë e ka penguar shtetin shqiptar që në këto 32 vite demokraci të bëjë të njëjtën gjë për sportistët elitarë të sporteve individuale. Unë kam luajtur futboll dhe, nuk e them për t’u mburrur, jam paguar më shumë se sa janë paguar sportistë të sporteve individuale. Pagesa e tyre ka qenë e papërfillshme. Ata janë heronj që me pagesa mizerie kanë arritur që të sjellin medalje për vendin tonë“, ka thënë Rezart Dabulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online