“Schmit më injektoi më të keqen”! Rrëfimi i Klaus Gjasulës, do linte futbollin për të hapur pijetoren

Nga Klaudio Ndreca

Përse erdhi kaq vonë Klaus Gjasula në Kombëtaren e Shqipërisë? Është kjo pyetja që shtrohet shpeshherë sa i përket mesfushorit shqiptar, që brenda pak ndeshjeve do të fitonte zemrat e të gjithë tifozëve. Por 30 vitet që mban mbi shpinë shprehin edhe një keqardhje për vetë lojtarin dhe tifozët në Shqipëri, që nuk mund ta shohin pafundësisht gjatë me Kombëtaren.

E gjitha kjo pasi Klaus Gjasula përdori shkallët në karrierë, duke e nisur nga kategoritë e ulëta për të mbërritur si kapiten në Bundesligë. Kjo i ka kërkuar shumë vite, ndryshe nga të tjerë lojtarë shqiptarë që e kanë pasur fatin me dashamirës karshi tyre. Madje në një intervistë për mediat gjermane, Gjasula tregon se kur ishte 25-vjeç mendoi të linte futbollin për të hapur një pijetore.

“Kur isha në drejtimin e Rico Schmitt, ky trajner më ka bërë tipin e lojtarit që jam sot. Më ka injektuar më të keqen. Tani po hyj në duele me forcë. Por kjo nuk do të thotë që unë nuk mund të luaj dot futboll. Kur isha 25-vjeç kam menduar në fakt për pak kohë edhe të lë futbollin, për të hapur një pijetore me një mik. Por unë kam ende një qëllim për të arritur tani. Kam punuar në karrierë nga pikët më të ulëta për të shkuar më sipër. Nuk u dorëzova kurrë dhe ia ka vlejtur. Helmeta? E marrë dhe në dush, pastaj e heq sigurisht”, ka thënë Gjasula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online