Përcaktohen çiftet çerekfinaliste në “Europa League”, Taulant Xhaka mund të gjejë Interin në gjysmëfinale

“Europa League” ka përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste, ku i vetmi futbollist shqiptar i mbetur në garë është Taulant Xhaka. Bazeli ka arritur të kualifikohet më tej pasi fitoi edhe në takimin e dytë në shifrat 1-0 ndaj Frankfurtit dhe do të ketë në çerekfinale Shakhtar Donetsk. Futbollisti i Kombëtares luajti për 87 minuta në përballjen e sotme dhe është një pjesë kyçe e skuadrës.

Nëse Bazeli do të arrijë të kalojë më tutje për gjysmëfinale, do të përballet me çiftin tjetër çerekfinalist, Inter-Leverkusen. Ndërkohë dy çiftet e tjera në çerekfinale janë ato mes Man United-Copenhagen dhe Wolves-Sevilla, ku ekziston mundësia edhe për një përballje angleze, nëse Sevillja do të gabojë në “shtëpinë e saj”, pasi ka fituar disa herë radhazi këtë kompeticion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online