Sarri paralajmëron largimin, Hysaj gati ta ndjekë

0

Napoli e mbylli sezonin i dyti në Serinë A, vendosi rekord pikësh, e çoi Juventusin në fije të perit në garën për titull, por në fund nuk ia doli dot.

Tani trajneri Mauricio Sarri bën llogaritë dhe duket se ka ardhur koha e “fluturimit” drejt Londrës. Çelsi sapo ka mbyllur sezonin me një Kupë FA që gjithsesi nuk mjafton për të konfirmuar Antonio Konten dhe mediat britanike e japin të sigurt rokadën me Sarrin.

Trajneri i Napolit tashmë ka dalë hapur dhe i ka thënë praktikisht të gjitha pas ndeshjes kundër Krotones: “Nuk mund të vijoj duke e ditur që shumë titullarë do të largohen, sepse kanë klauzola që i lejojnë të ikin. Në të ardhmen e afërt nuk do të drejtoj asnjë klub tjetër italian, duhet të bisedoj me familjen për të vendosur përfundimisht”.

Mesazh i qartë për të gjithë, që zbulon edhe se disa lojtarë presin të largohen. Ndër më re kërkuarit në treg është edhe Elseid Hysaj, i cili deri në mesin e qershorit pritet të ndryshojë klub, pasi ka klauzolë që e lejon të largohet pa miratimin e Napolit.

Si rastësisht, edhe Çelsi është në listën e klubeve që e duan mbrojtësin kuqezi dhe duket se binomi Sarri-Hysaj do të vijojë i pandarë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.