Sarri i bindur me talentin shqiptar, Xhakomo Vrioni hipotekon vendin në ekipin e parë të Juventusit

Xhakomo Vrioni po përjeton ëndrrën e tij me Juventusin. Sulmuesi shqiptar është bërë pjesë e ekipit të parë të bardhezinjve. Pas dy ndeshjeve në Kupën e Italisë, lojtari i talentuar ka marrë sërish ftesën e Sarrit për ndeshjen e sotme ndaj Bolonjës. Vrioni duket se ka fituar besimin e trajnerit Sarri, i cili dëshiron ta ketë në dispozicion gjatë takimit të parë në Serie A që pas ndërprerjes.

Kështu emri i sulmuesit shqiptar përfundon në listën me 22 lojtarë të Juventusit, duke ia dalë të sigurojë një vend në skuadrën e parë të gjigantëve italianë, vend të cilin duket sikur e ka hipotekuar këto kohë. Me shumë gjasa Sarri do të kërkojë ndihmë nga të rinjtë në këtë sprint final të kampionatit dhe ndoshta mund ta shohim Xhakomo Vrionin të debutojë në fushë me fanellën e Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online