Sarri duhet të nisë stërvitjen pa Ronaldon, autoritetet spanjolle nuk lejojnë nisjen e sulmuesit me avioin e tij privat

Nga dita e sotme skuadrat italiane do të rinisin stërvitjen në ambjentet sportive në masa të forta të sigurisë shëndetësore. Pas afro 55 ditëve pezullim, autoritetet italiane kanë dhënë dritën e gjelbërt për klubet e futbollit. Në ditën e parë të stërvitjes Sarri nuk do të ketë në Torino yllin e skuadrës. Cristiano Ronaldo është bllokuar në Spanjë pasi u vendos në vendlindjen e tij pranë familjes në kohën kur Italia rregjistronte numra të frikshëm të prekurish nga koronavirusi.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Ronaldo ka dështuar për gati tre herë të nisë avionin e tij privat drejt Italisë. Pengesë janë bërë autoritetet vendase të cilat kanë bllokuar çdo fluturim ajror, qoftë ai edhe me avion personal. Kështu Ronaldo duhet të presë pa afat ditën e lejimit të lëvizjeve ajrore nga Sapanja, duke shtuar edhe 14 ditë karantinim sapo të zbresë në Itali. Në dukje një kohë e gjatë për sulmuesin i cili duhet të vazhdojë stërvitjen individuale, në një kohë kur shokët e tij do të stërviten me njeri-tjetrin./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online