Mauricio Sarri ka pësuar humbjen e parë sezonale në kampionat dhe është një humbje që djeg, sepse Juventusi i merr 3 pikët brenda në Napoli, në ndeshjen që mund të ishte perfekte për arratisjen e madhe, të paktën nga kampionët në fuqi. Pas ndeshjes trajneri i Napolit analizoi humbjen: “Nuk ishim të lodhur, përndryshe nuk do ta kishim mbyllur Juventusin në zonën e vet për aq gjatë. Krijuam lojë, por në këtë moment nuk jemi brilantë. Problemi është që nuk po e konkretizojmë epërsinë tonë”.
Sarri ankohet për stolin: “Nuk kemi alternativa në sulm. Insinje ka një problem fizik prej disa javësh, Mertens ka nevojë për pushim”. Juventusi afrohet, Interi mund të kalojë i pari nesër: “Interi, Roma dhe Juventusi janë shkuara shumë më të forta se ne. Kush e quan Napolin favorit për titull gabohet: këtu punojmë shumë, kaq, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”.
Shënoi Higuain: “Ai është shumë i zoti në ato situata. Juventusi ka 90 milionë euro më pak, por 3 pikë më shumë falë Higuainit. Nuk jam dakord me fishkëllimat ndaj tij, sepse ai ka dhënë gjithnjë maksimumin në Napoli”. Një batutë në mbyllje: “Më mirë të vdisja, sesa të shihja Napoli-Juventusi në fushë me fanella të verdha dhe të zeza. Pamje e trishtueshme”.