Nga Klaudio Ndreca
Ndodh rrallë që një trajner ta shihni në gjendjen e Santos. Trajneri i Polonisë është thjesht i tmerruar në Shqipëri. Gjuha e trupit flet qartë, nesër në mbrëmje, Shqipëria e ka detyrë t’i jap goditjen e fundit, Santos mëson shkarkimin.
Trajneri i Polonisë është parë nervoz në konferencën për shtyp, nuk e mbante vemdi. Sa herë fliste lojtari tjetër i Polonisë apo niste përkëthimi, Santos bënte gjeste të çuditshme.
Gjuha e trupit e tradhtoi, shumë madje. Në disa raste vendoste dorën në kokë, në të tjera mbyllte sytë, shikonte shpesh orën dhe pyeste zyrtarin e Federatës Polake të Futbollit se kur do të mbyllej ajo konferencë që po e stresonte.
Nuk ishte kjo e gjitha. Në një moment, Santos e harron se ku ishte dhe fshin hundët me bluze, që në fakt jo vetëm që nuk është etike në televizion dhe konferencë për shtyp, por mbi të gjitha, është fanella e Kombëtares. Qartësisht Santos po kalon netë pa gjumë dhe do të jepte gjithçka nga vetja që sot të mos ishte trajneri i Polonisë. Epo, Shqipëria tani e ka kusht, duhet ta dërgojë Santosin në shtëpi që të qetësohet. Nëse nuk fitojmë dot as nesër kundër Polonisë, nuk e mundim dot kurrë më! /Sport Ekspres/