Samet Ruqi, një “blerje” që ka bindur Gjokën

0

Në dy ndeshjet e fundit të vitit te Vllaznia është shfaqur në formacion mbrojtësi Samet Ruqi, një surprizë e madhe për tifozët. Mbrojtësi 22-vjeçar ka qenë pjesë e Vllaznisë B këtë sezon dhe deri në fund të nëntorit nuk ishte grumbulluar asnjëherë me  Vllazninë në Superiore.

Gjoka e afroi në ekipin e parë dhe në dhjetor i dha shansin të tregonte sa vlente, duke parë problemet e mëdha me dëmtimet. Ruqi e shfrytëzoi shansin, sepse u paraqit mjaft mirë në dy ndeshje që pati mundësi, ndja Gjoka është i bindur se ka fituar një mbrojtës me të ardhme: “Është një mbrojtës i aftë të luajë në të dy krahët dhe është një surprizë, e ka merituar të luajë dhe është në planet e mia në vazhdim”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.