Nëse luan në këto nivele, me siguri Skënderbeu do pendohet shpejt që e la të lirë. Hamdi Salihi sapo ka shkuar në Austri, por menjëherë është kthyer në lojtar kyç te Viner Nojshtat, skuadër që pas dy javëve të para kryeson me pikë të plota.
Sot Viner Nojshtat fitoi 4-0 në shtëpi ndaj BW Linzit dhe Salihi shënoi golin e dytë të ndeshjes, në minutën e 33-të.
Me rezultatin të siguruar, në minutën e 74-t Salihi u zëvndësua, duke marrë duartrokitjet e publikut.