Salihi si orë zvicerane, as në miqësore nuk fal

Hamdi Salihi bëri pak ditë pushim, la pas zhgënjimin e humbjes në play-off, që i mohoi ngjitjen në Bundesligë Viner Nojshtatit dhe është kthyer menjëherë të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shënojë.

Sot Nojshtati luajti një miqësore kundër Stadtwerke Bruck/Mur, klub i kategorive të ulëta në Austri, duke fituar 5-2. Salihi shënoi golat e fundit të ndeshjes, në minutat 65 e 90, duke treguar se është gati që tani, për sezonin që nis pas pak ditësh, sepse më 20 korrik luhet ndeshja e turit të parë në kupë, ndërsa më 27 korrik nis kampionati.

Salihi shënoi 22 gola në 33 ndeshje kampionati sezonin e shkuar, duke qenë një ndër yjet e Bundesligës 2, ndërsa javët e fundit Riedi i bëri ofertë mjaft të rëndësishme financiare, por sulmuesi shkodran refuzoi, për të qëndruar në Vjenë, pasi aty familja është ambientuar mjaft mirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *