Salihamixhiç flet si “ish” për shortin e Champions-it: Asnjë stadium si i Selltikut

Drejtori sportiv i Bajernit, Hasan Salihamixhiç, po i pret me padurim sfidat e grupit B, sepse ka luajtur me dy nga skuadrat e ardhshme kundërshtare të bavarezëve, Selltik dhe Anderleht.

“PSG-ja është një kundërshtar spektakolar, një klub me emër të madh. Jam shumë i kënaqur me shortin. Kam luajtur vetë me Selltikun në vitin 2003. Atje kam parë stadiumin më të zhurmshëm në jetën time. Kam luajtur edhe me Anderlehtin, një skuadër me mbështetje të madhe nga tifozët dhe me njerëz me humor të mirë. Gabimi më i madh do të ishte t’i nënvlerësonim. Duhet të përgatitemi mirë, nëse duam të kalojmë si kokë grupi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *