Mohamed Salah është bërë futbollisti i parë i Liverpulit që shënon 10 gola në një sezon në Champions League.
Sulmuesi egjiptian shënoi 2 herë në pjesën e parë të sfidës kundër Romës, që do të thotë se është i pari futbollist i The Reds që shkon në kuotën e 10 golave në Champions, por jo vetëm kaq, sepse bëhet afrikani i parë që shënon të paktën 9 gola në një sezon në kompeticionin më të rëndësishëm europian.
10 – Mohamed Salah has scored 10 goals in the Champions League this season, the most by a Liverpool player in a single season in European competition. King. pic.twitter.com/aJJkiIxis6
— OptaJoe (@OptaJoe) April 24, 2018
Salah, i cili u shpall Lojtari i Vitit në Premier Ligë në bazë të votimeve të futbollistëve, ka mbërritur në kuotën e 43 golave sezonalë, në sezonin e tij të parë me Liverpulin. Tashmë Salah është vetëm 4 gola larg rekordmbajtësit të gjithë kohërave për Liverpulin, Jan Rash.