Salah ‘fal’ Këpucën e Artë: Nuk më intereson, dua diçka më të madhe

Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah, po mahnit Europën me paraqitjet e tij spektakolare këtë sezon, me 40 gola të shënuar në 45 ndeshje, duke rezultuar transferimi më i mirë i sezonit në kontinent.

Megjithatë, golat, rekordet dhe Këpuca e Artë nuk i interesojnë fare egjiptianit, i cili ka vetëm një fiksim në mendje: të fitore Ligën e Kampioneve.

“Jam i lumtur që po shënoj dhe po ndihmoj skuadrën, por do ta falja me gjithë qejf Këpucën e Artë, nëse do të vlente Ligën e Kampioneve në këmbim. Nuk kam asnjë dyshim për këtë, Champions League është diçka tepër e madhe për çdo futbollist, nuk më intereson asgjë tjetër”.

Ndërkaq, gara për kreun e listës së shënuesve në Premier Ligë është mjaft interesante, me Salah që ka shënuar 30 gola, ndjekur nga Herri Kejn me 25.

“Nuk mund të gënjej, e mendoj garën e shënuesit më të mirë dhe skuadra po më ndihmon, të gjithë pasojnë tek unë dhe më ndihmojnë. Jam i sigurt se edhe Totenhemi po mundohet ta ndihmojë Kejnin, por në fund, ne luajmë si skuadër dhe nuk mendojmë shumë kush shënon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online