“Sadio Mane dhe Van Dijk kanë qenë këtu”! Armando Broja flet për Southampton: Erdha fëmijë dhe po bëhem burrë, uau…jam në Premier League

Armando Broja ka komentuar kohën e bukur që po kalon te Southampton dhe që po i vjen drejt fundit, pasi duhet të kthehet sërish te Chelsea. Në ditën e djeshme, sulmuesi shqiptar ka treguar emrat e mëdhenj që ka prodhuar Southampton ndër vite që po lënë impaktin e tyre në elitën e futbollit anglez.

“Ka ikur koha kaq shpejt. Kur e mendon, është çmenduri! Këto gjashtë muaj kanë kaluar. Unë do të thoja se jam shumë i kënaqur me mënyrën se si ka shkuar, erdha këtu si djalë i ri dhe çdo ditë po mësoj dhe po përparoj dhe po filloj të bëhem burrë.

Kjo është falë Southampton-it. Ata më kanë ndihmuar me rrugëtimin tim deri tani dhe shpresoj se do të vazhdoj të përmirësohem. Natyrisht, ndeshja ime e parë në Premier League ishte një ‘uau, unë po luaj në Premier League.

Shumë njerëz e ëndërrojnë këtë që fëmijë. Në St Mary’s pritja ishte e bukur, ishte surreale, por unë thjesht u përpoqa të qëndroja i fokusuar. Vetëm të jesh këtu është një nder, të luash në Premier League dhe jam thjesht mirënjohës që çdo ditë mund ta ndihmoj skuadrën.

Klubi është i mirënjohur për lojtarët që prodhon – kur shikoni lojtarët nga e kaluara si [Sadio] Mane, [Virgil] van Dijk, [Pierre-Emile] Hojbjerg, ata kanë qenë të gjithë këtu”, tha Armando Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online