Legia e Varshavës e nisi me dështim sezonin. Objektivi madhor i verës dhe i gjithë sezonit, grupet në Champions League, u dogj bujshëm në turin e tretë play-off, ndaj tashmë sytë janë nga Europa League.
Në play-off përballë do të jetë Sherifi, që nuk po u ndahet shqiptarëve: Kukësi, Karabaku i Agollit dhe tani Legia e Sadikut.
Moldavët u mundën në shtëpi nga Karabaku në mesjavë, ndaj tani tentojnë grupet në Europa League.
Legia është favorite, por presioni është i madh, sepse grupet në Europa League janë detyrim. Përndryshe, 1.5 milionë eurot e shpenzuar për Sadikun nuk rikuperohen.