Sadiku tek Arisi, problemi që pengon arritjen e marrëveshjes

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, po synon që të gjejë një ekip tjetër, pasi duket se i ka të mbyllura dyert tek ekipi i Levantes. Elbasanasi ka humbur besimin e klubit spanjoll, prandaj i duhet të gjejë një skuadër ku të luajë rregullit dhe të ketë minuta. Ai humbi dhe vendin në kombëtare.

Futbollisti është në dijeni të këtij problemi, prandaj po mundohet të stabilizohet sa më shpejt. Një mundësi për të ishte dhe Arisi në Greqi. Ekip ky që transferoi mesfushorin Migjen Basha para pak ditësh. Skuadra greke ka shfaqur interes për të shkruan “4-4-2.com”.

“Sport Ekspres” mëson se 27-vjeçari nuk mund të transferohet te skuadra greke, pasi ka një problem të madh. Burime nga Greqia bëjnë me dije se ekipi i ri i Migjen Bashës nuk është i gatshëm të paguajë kartonin e Sadikut dhe të derdhë rreth 1 deri në 1.2 milionë euro për shqiptarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online