Me Legian është duke kaluar moment të vështirë, por ndoshta me kombëtaren do të përpiqet të përsërisë paraqitjet e mira të bëra në këto ndeshjet e fundit. Në fillim, prova “Spanjë”, më pas Italia. Ja se si shprehet Sadiku për “Top Channel”: Janë ndeshje shumë të rëndësishme, por edhe të bukura për gjithsecilin prej nesh që t’i luajmë, pasi janë kundërshtarë shumë të fortë. Sot nisim ditën e parë të grumbullimit dhe i përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme për këto ndeshje, do i marrim shumë me gëzim”.
Mbi situatën e tij te Legia, u shpreh: “Ka qenë pak kalendar i ngjeshur, si kampionati ashtu edhe Kupa e Polonisë, por edhe eliminatoret që kemi bërë për Champions, si dhe Europa League. Tani jam në formën më të mirë dhe për këtë jam i gëzuar. Në fushë ndaj Spanjës apo Italisë? që do të më pëlqente të isha në fushë në të dyja ndeshjet, por këtë e vendos trajneri dhe unë do të jem i gatshëm për zgjedhjet e tij.
Do të jap më të mirën time siç kam bërë gjithmonë me Kombëtaren”. Sakaq, sulmuesi beson te ndonjë mrekulli: “Kemi treguar veten gjithmonë me ekipe të mëdha dhe shpresat ekzistojnë edhe këtë herë. Të luajmë të bashkuar dhe të tre rezultatet janë të mundur. E kemi treguar veten që me ekipet e forta luajmë më mirë, motivohemi më shumë”.