Sadiku ngrihet në këmbë: Gati për të vrapuar!

“Ata që nuk bien janë të fortë, por ata që bien dhe ringrihen janë më të fortë”. Armando Sadiku tregoi nga çfarë brumi është gatuar dhe një muaj pas operacionit në gju u ngrit sërish në këmbë.

Sulmuesi ka nisur të ecë me ndihmën e patericave. Faza e ardhshme e rikuperimit tani do të jetë pjesa kur të mos ketë nevojë për mjete ndihmëse dhe të nisë stërvitjen për forcimin e gjurit. Sadiku tregoi proçesin e rikuperimit nëpërmjet një fotografie të postuar në Instagram.

“Duke rikuperuar gjurin. Falë Zotit jam ngritur në këmbë dhe gati për të vrapuar sërish”, shkruante sulmuesi 27-vjeçar i Levantes në La Ligan spanjolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *