Sadiku mbetet jashtë, trajneri i Levantes: Nuk është momenti!

Armando Sadiku ka më shumë se dy javë në Spanjë, por për të tretën ndeshje rresht do të jetë spektator, sepse këtë fundjavë Levante është vizitore në San Sebastian dhe kundër Sociedadit nuk ka vend as në stol për sulmuesin kuqezi.

Trajneri Huan Ramón López Munjiz shpjegon zgjedhjet e tij, si për Sadikun, ashtu edhe për sulmuesin tjetër afruar në janar, Roçina: “Sadiku është një lojtar që punon shumë. Fizikisht është mirë dhe ka gjuajtje të mirë në portë, me të dyja këmbët. Është një lojtar me karakteristika të qartë dhe do të mundohemi t’i marrim rendimentin më të mirë të mundshëm në kohë sa më të shkurtër.

“Për të merituar grumbullimin duhet të tregosh që mund të ndihmosh dhe të japësh kontribut. Ata po punojnë mirë, ndërsa në do të marrim vendimet tona duke u bazuar në stërvitje. Prej aty, ne do të duhet të marrim vendime. Puna e Sadikut dhe Roçinës është e mirë dhe janë integruar me skuadrën. Nuk mund të presim më shumë se kaq. Kjo periudhë është shumë e ngarkuar, shumë e shpejtë, koha është e kufizuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online